Ervin Salianji i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një tjetër kërkesë për të shtyrë ekzekutimin e dënimit të tij.
Kërkesa e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë sot në orën 12:30 kërkesën e avokatëve të Ervin Salianjit.
Kërkesa është depozituar më 27 shtator ditën që deputeti demokrat u vetdorëzua vullnetarisht në polici pas vendimit të formës së prerë që e shpalli atë fajtor me 1 vit burg për kallëzim të rremë./TopChannel