Tre persona janë rrahur në Deçan për shkak të dëmtimit të një varri.
Pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar.
“DËMTIM I VARREZAVE – SULM/Deçan 12.03.2023-13:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti janë rrahur mes vete si pasojë e dëmtimit të një varreze nga njëri prej të dyshuarëve. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.