Kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, i është gëzuar fitores së Lumir Abdixhikut në LDK. Tahiri ka shprehur herët mbështetjen e tij për Abdixhikun, për ta drejturar Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Jam krenar që dega jonë ishte e para që e ngriti zërin për ndryshim”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar aktivist të LDK në Vushtrri e Kosovë,
Nga sot kryetar i LDK është Prof. Dr. Lumir Abdixhiku. U ndegjua zëri juaj për ndryshim.
Jam krenar që dega jonë ishte e para që e ngriti zërin për ndryshim!
Bashkë do të kthejme LDK ku e ka vendin
Shihemi në fitore ✌?✌?
#urime