Pas shkarkimit të drejtorit të ri të Policisë, Rashit Qalajt, Qeveria e Kosovës e ka emëruar ushtruesin e ri të detyrës të numrit një të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmetin.
Emri i këtij të fundit edhe më herët është lakuar se do të vie në krye të Policisë për shkak të afërsisë me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, raporton portali “Front Online”.
Se do të shkarkohet Qalaj dhe në vend të tij do të vie Mehmeti kishte zëra edhe në fillim të mandatit të Qeverisë “Kurti”, kur ministër i Brendshëm poashtu ishte Agim Veliu.
/Front Online/