U.d. e Presidentes, dr. Vjosa Osmani, takoi sot ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barishiq.
Me ambasadoren kroate u.d. Presidentja Osmani ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, ecurinë e dialogut me Serbinë dhe sfidat institucionale përballë pandemisë Covid-19. U.d. Presidentja Osmani e vlerësoi lart bashkëpunimin dhe ndihmën nga shteti mik kroat në periudhat më të vështira në të cilat ka kaluar vendi ynë.
Të dy bashkëbisedueset u pajtuan që bashkëpunimi ndërshtetëror të forcohet edhe më tej, duke llogaritur mbështetjen e shtetit kroat në rrugën e Kosovës në procesin e integrimit evropian.