Para disa ditësh, dy banoret, aktorja tropojane, Arjola Demiri dhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela Berisha patën një debat me tone të larta i cili degradoi edhe në ofendime me njëra tjetrën.
Mbrëmë, Antonela tregoi se arsyeja e përplasjes ka qenë ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xheravina.
“Arsyeja e zënkës është Atdheu i Përputhen. Ti ke shkuar e ke pyetur për mua Atdheun. Ka qenë motra e Arjolës ajo e cila i ka shkruar Atdheut”, ishte deklarata e Antonelës, të cilën Arjola e kundërshtoi.
E që pas këtij debati, reagoi edhe vetë Atdheu, duke i dal në mbështetje Arjolës.
“Fama është e fundit. Ti je një nënë e përkushtuar, një shoqe e mirë dhe një artiste e talentuar”, ka shkruar Atdheu në fotografinë me aktoren.
Po ashtu, ai ka publikuar edhe disa fotografi të tjera, njëra ndër to ka qenë në ditën e parë kur Atdheu është bërë pjesë e emisionit të dashurisë, në të cilën ka shkruar se aktorja ishte aty kur të tjerët nuk e mbështesnin.
Më pas, Atdheu ka shkruar se jo vetëm 6 vite por do kalojnë edhe 60 vite tjera e do të ketë mbështetjen dhe respektin e tij në çdo gjë tjetër.