×
  • Vip
  • Vip

    U bë nënë për herë të parë në moshën 41-vjeçare, Diellza Kolgeci tregon historinë që fshihet pas emrit të vajzës

    FrontOnline
    24 Tetor 2023

    Ish-Miss Kosova e vitit 1996, Diellza Kolgeci krahas angazhimeve artistike, është edhe nënë e një vajze. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se pse zgjodhi që të bijen ta pagëzojë me emrin Helena.

    “Unë çdo vit organizoj Ballon Shqiptare, jam organizatore dhe kemi shumë mysafirë që vijnë nga Shqipëria në këtë event që bën bujë. Edhe para 10 vitesh, kur po përgatisja ato logot, ftesat për Ballon Shqiptare, kam hulumtuar shumë mbi historinë. Më pëlqen historia. Kështu më doli një figurë e disa viteve më herët, ku ishte Helena me plis, do të thotë ishte e kohës së Ilirëve dhe aty fillova të hulumtoja pak më shumë për emrin Helena. Si shumica e shqiptarëve, unë mendoj që emri Helena nuk është emër grek, por është emër shqiptar”.

    Më tej, e pyetur, se si ndihet që u bë nënë në moshën 41-vjeçare, Diellza deklaroi se kjo ndjesi nuk njeh orë biologjike. Sakaq, ajo zbuloi dhe se si pas lindjes u kthye menjëherë në formën e duhur trupore.

    “Edhe në intervistat e mia shumë kohë më parë, gjithmonë kam thënë që para të 35 nuk planikoj të bëhem nënë. Fal zotit unë kam qene e shëndetshme dhe kthehem nga ajo që ora biologjike tani ka ndryshuar.

    Unë kam humbur shumë peshë gjatë procesit të gjidhënies. Kjo nuk ka ndodhur vetëm te unë, por ka ndodhur dhe te shumë gra, por është pak gjenetike sepse unë nuk jam ruajtur në ushqim. Unë merrem me shumë sport dhe asnjëherë nuk kam qene nga ato që ruhem në ushqim. Por unë kam pasur një tjetër problem, sepse pasi kam lindur vetëm kam humbur kilogramë dhe më është dashur të ha ekstra. Mund të jetë pak gjenetike, mund të jetë dhe pak stresi, sepse ishte hera e parë që u bëra nënë dhe pagjumësia. Shumë gra thonë që barkun e paske petë, mirëpo ajo me siguri ka qene nga stresi dhe pagjumësia”.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Vip09 Tetor 2024
    Ish fituesja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egla Ceno kohës së fundit ka bërë disa ndryshime në pamjen e saj. Ajo ka...
    Vip09 Tetor 2024
    Në emisionin ‘PaProtokoll’ është diskutuar për “Rrjetet Sociale dhe Hapësira e Shantazheve Modern”. Pjesë e panelistëve ka qenë edhe ish-finalistja e BBVK,...
    Vip09 Tetor 2024
    Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Data se kur do...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se për të heronj janë të gjithë ata që kanë luftuar,...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvillon nesër një vizitë në Tiranë. Sipas informacioneve, ai pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 11:00...
    Sport09 Tetor 2024
    Opinioni i futbollit në Kosovës është habitur mbrëmë kur doli lajmi se Drenica e pakënaqur me rezultatet, ndau rrugët me Megzon Visokën...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për bisedat e publikuara në media të shefes së deputetëve të VV-së,...
    Lajme09 Tetor 2024
    Sekretari i “Nisma Socialdemokrate”, Bilall Sherifi i ka komentuar për “Front Online” përgjimet e publikuara ndërmjet Kusari-Lilës dhe Radojçiqit. Sherifi ka deklaruar se...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua ditën e sotme me kryetarin e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.