Rrezofat Azemi, kandidate e AAK-së për deputete u bë e njohur pas një fjalimi para një mase të madhe njerëzish, mes tyre edhe Ramush Haradinaj, ku nuk kishte arritur që të çonte fjalën deri në fund.
“Nuk di çka osht t’u ndodh me mu, nashta që jom para presidentit” ishte fjalia që ajo e tha me një të qeshur të veçantë.
Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, del se Azemi ka arritur që të marrë vetëm 436 vota.