Policia njofton për arrestimin e një gruaje në Pejë nën dyshimin për keqtrajtim ndaj fëmijëve të saj.
Por, policia thotë se e dyshuara gjatë arrestimit ka sulmuar fizikisht edhe një police.
Me vendim të prokurorit, gruaja është dërguar në mbajtje.
“‘KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËVE & SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Pejë 29.10.2022 – 15:15. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijët e saj. Gjatë arrestimit e dyshuara ka sulmuar fizikisht zyrtaren policore, viktimën femër kosovare e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”.