Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i është përgjigjur deputetit të komunitetit turk në Kuvendin e Kosovës, Enis Kervan, në lidhje me ankesën rreth çmimeve të librave të komuniteteve.
Ajo tha se lidhur me këtë çështje janë marrë veprime dhe se kanë pasur vizita në disa librari ku edhe janë identifikuar shkelje.
“Pas rezultatit të mirë që kemi pasur që për herë të parë në qeverinë Kurti të kemi tekste për fëmijët e komuniteteve në gjuhën e tyre, duhet të kujdesemi që ata nuk diskriminohen në lidhje me çmimet. Për këtë arsye në bashkëpunim me MINT-in dhe inspektorët e autoritetin mbikqyrës, kemi pasur vizita në librari dhe kemi identifikuar shkelje, në disa raste janë shqiptuar dënime ndaj shtëpive botuese të cilat nuk e kanë respektuar legjislacionin në fuqi. Ju njoftoi që zyrtarë nga Ministria e Arsimit kanë kontaktuar me shtëpi botuese sepse sivjet nuk ka asnjë arsye që çmimet për këto tekste të jetë më i lartë. Derisa në vitin e parë kur janë botuar këto tekste kanë pasur arsyetim që çmimet mund të jenë të shtrenjta për shkak të përkthimeve që i kanë bërë, sivjet janë të njëjtat tekste që kanë qenë në vitin paraprak dhe nuk ka arsye për rritje të çmimit”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.
Deputeti Kervan u ankua se ka pasur shkelje të çmimeve për librat e komunitetit turk