Një grua ka vdekur të mërkurën në QKUK për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti i ndodhur me datën 22 dhjetor në Preoc, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fsh. Preoc, 22.12.2022 – 09:55. Me datën 28.12.2022 është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.