×
  • Vip
  • Vip

    Twitter padit Elon Muskun

    FrontOnline
    13 Korrik 2022

    Twitter tha të martën se e ka paditur miliarderin, Elon Musk, duke kërkuar që ta detyrojë atë të përfundojë blerjen prej 44 miliardë dollarësh të kësaj kompanie të mediave sociale.

    Musk dhe Twitter po bëhen gati për një betejë ligjore pasi miliarderi tha të premten se po tërhiqet nga marrëveshja e arritur në prill për blerjen e kompanisë.

    Në padinë e Twitter-it thuhet se “Musk refuzon të respektojë obligimet e tij ndaj Twitter dhe hisedarëve të kompanisë sepse marrëveshja që ai ka nënshkruar më nuk i shërben interesave të tij personale”.

    “Pasi bëri një spektakël publik duke përdorur Twitter-in dhe duke propozuar që të ketë marrëveshje miqësore me shitësin, Musk duket se beson se ai – për dallim nga palët e tjera që janë subjekt i ligjit të kontratës së Delauerit – është i lirë të ndryshojë mendjen, ta sulmojë kompaninë, të pengojë operacionet, të shkatërrojë vlerën e aksioneve, dhe të largohet nga marrëveshja”, thuhet në padi.

    Twitter e ka dorëzuar padinë në një gjykatë në Delauer, që shpesh merret me mosmarrëveshje biznesore të shumë korporatave, përfshirë edhe të Twitter-it.

    Musk tha të premten se Twitter kishte dështuar që t’i ofronte informacione të mjaftueshme lidhur me llogaritë e rreme në këtë rrjet social. Twitter tha muajin e kaluar se po i ofonte Muskut qindra-miliona të dhëna për postimet ditore.

    Kompania tha se besohen se rreth 5 për qind e llogarive të hapura në këtë platformë janë të rreme. Musk po ashtu ka pretenduar se Twitter ka shkelur marrëveshjen me të, duke larguar nga puna dy prej menaxherëve kryesorë.

    Kur Musk ofroi që ta blinte kompaninë në prill, bordi i kësaj kompanie e kundërshtoi fillimisht këtë ide, por më pas u pajtua.

    Më 25 prill, Twitter tha se ka vendosur që t’ia shesë kompaninë miliarderit Musk për 54.20 dollarë për aksion. Në një deklaratë të përbashkët, Musk u zotua se do hiqte disa prej kufizimeve të lirisë së shprehjes dhe do të largonte llogaritë e rreme./REL

    Nga Rubrika
    Vip12 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta, ia ka hequr çmimit të madh shumën prej 10 mijë eurove. ‘Vëllai i Madh’ i...
    Vip12 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Xuxi për një moment ka filluar të qajë. E nga afër i qëndruan banorët duke...
    Vip12 Nëntor 2024
    Xheneta i është drejtuar ashpër Gjestit, i cili sipas saj, nuk ishte duke e dëgjuar. Ajo i tha atij që e bëri...
    Të tjera
    Lajme12 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim dhe se për të pasur zhvillim duhet...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka folur për programin politik të ekonomisë, që LDK e shpalosi në detaje të...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njoftoi në orët e mbrëmjes për arrestimin e dy personave të dyshuar për rastin e vrasjes që ndodhi në...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të nxehtë rreth politikës mbi emigracionin të qeverisë italiane, duke komentuar mbi...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i ka vdekur nëna para pak çastesh në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK. Merret vesh që tashmë...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha të hënën një zyrtari të lartë izraelit se hapat që Izraeli ka ndërmarrë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.