Tuti Sejdiu, për publikun shqiptar u bë e famshme që nga përzgjedhja e saj si “Miss Universe Kosova 2020”.
Bukuroshja nga Gjilani po ashtu mori vëmendje edhe për historinë e saj të trishtë, pasi si fëmijë 13-vjeçar ishte përdhunuar, por edhe i kishte shpëtuar një trafikimi.
Sipas raportimeve që ka bërë, thuhej se komshiu i familjes ishte ai që e mori Sejdiun dhe e depërtoi në Novi Sad të Serbisë, duke e detyruar të kalojë nëpër duart e shumë meshkujve pa dëshirën e saj.
E njëjta së fundmi ka qenë e pranishme në protestën e organizuar në Ferizaj, në shenje revolte ndaj vrasjes së 18-vjeçares.
Në pamjet që ka ndarë në rrjete sociale, Sejdiu shkroi: “Sot në protestë për MARIGONEN dhe për të gjitha viktimat e dhunës, shantazhimit, kërcënimit, trafikimit. Ti luftojmë këto dukuri të tmerrshme që raste të tilla të mos kemi më”.
“Uroj që organet e drejtësisë ta dënojnë maksimalisht këtë përbindësh. Marigonën nuk e kthejmë dot, por mund te shpëtojmë edhe shumë Marigona të tjera. Raporto dhunën & mos duro”.
Protesta u organizua nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore përballë stacionit policor në Ferizaj.
Kujtojmë që lidhur me rastin, Dardan Krivaqa, i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj është arrestuar në një fshat në afërsi të Ferizajt.