Presidenca e Turqisë sot paraqiti një mocion në parlament për vendosjen e trupave turke në Azerbajxhan.
Mocioni, i cili u paraqit nga qeveria e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, kërkon vendosjen e trupave paqeruajtjëse në rajonin e Malësisë së Karabakut për një vit.
Dislokimi “do të jetë për të mirën dhe mirëqenien e njerëzve në rajon”, thuhet në mocion, i cili shton se ky hap do të jetë gjithashtu në interesat kombëtarë të Turqisë.
Mocioni do të votohet në parlament të martën.
Marrëdhëniet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi Malësinë e Karabakut kanë mbetur të tensionuara që nga viti 1991, kurse përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator.
Që atëherë, Armenia ka sulmuar vazhdimisht civilët dhe forcat azerbajxhanase, madje duke shkelur tri marrëveshje të armëpushimit humanitar.
Javën e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruan një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në Malësinë e Karabakut./aa/