×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Turqia mbikëqyr paqen në Nagorno-Karabah

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se shteti i tij do të bashkëpunojë me Rusinë për të mundësuar respektimin e marrëveshjes së armëpushimit në rajonin Nagorno-Karabah mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, raporton Reuters.

    Në një fjalim në Parlament, Erdogani ka thënë se Turqia dhe Rusia me një forcë të përbashkët do të mbikëqyrin marrëveshjen e armëpushimit. Kjo marrëveshje ndali luftimet gjashtëjavëshe mes Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene në Nagorno-Karabah.

    Marrëveshja është cilësuar si fitore nga Azerbajxhani, ndërkaq Armenia është përfshirë në trazira për shkak se po cilësohet si tradhti nga shteti për rajonin që e ka kontrolluar në dekadat e fundit. Nagorno-Karabah njihet si territor i Azerbajxhanit, por kontrollohet tërësisht nga armenët.

    Armenia është zhytur në krizë të thellë politike pasi opozita dhe qytetarët e pakënaqur kanë protestuar, duke thyer edhe zyrat e kryeministrit dhe parlamentit pasi e akuzojnë lidershipin e vendit se u tradhtuan interesat kombëtare, duke ia kthyer Azerbajxhanit kontrollin e rajonit separatistë, që e kontrollonte Armenia prej vitit 1994 pas prishjes së Bashkimit Sovjetik.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti kinez Xi Jinping u zotua të bashkëpunojë me administratën e Donald Trump në SHBA, teksa zhvilloi bisedimet e fundit me presidentin...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Në vitin 2025, shumë pagamarrës do të shohin rritje të pagave të tyre. Megjithatë, rritjet mund të mos jenë të mjaftueshme për...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij më të fundit, ka thënë se sulmet “nuk janë kryer me fjalë” dhe se...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.