Anija kërkimore turke në qendër të mosmarrëveshjeve që përshkallëzuan ndjeshëm tensionet mes Turqisë dhe Greqisë, do të rikthehet përsëri në ujërat e diskutueshme në Mesdheun Lindor thotë BBC, transmeton Shqip.
Duke cituar Marinën turke, gjigandi mediatik përcjell lajmin se anija do të kalojë 10 ditë duke kryer verifikime sizmike ne zonë. Dërgimi i saj fillestar në muajin gusht për të kontrolluar një pjesë të detit të pretenduar si nga Turqia, ashtu edhe nga Greqia e Qipro, bëri të shpërthenin tensionet në muajin gusht.
Përballë përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur krizën që iu afrua rrezikshëm konfliktit ushtarak, Ankaraja e tërhoqi Oruc Reisin në muajin shtator.
Por tani, deklaron së do të dërgojë atë sërish në Mesdheun Lindor, të shoqëruar nga dy anije të tjera Ataman dhe Cengiz Han. Edhe pse anëtare të NATO-s, Greqia e Turqia nuk I kanë zgjidhur kurrë mosmarrëveshjet kufitare e pretendimet mbi detin.
Pas tërheqjes së Oruc Reisit muajin e kaluar, zyrtarët turq patën këmbëngulur se një lëvizje e tillë u bë vetëm për një kontroll të paracaktuar mirëmbajtjeje, ndërsa kërcënimet e BE-së për sanksione, Turqia i quajti: “jo konstruktive”!