Ai theksoi, megjithatë, se aktualisht nuk ka një kërkesë të tillë, raporton Reuters.
Në një intervistë me CNN Turk, Oktay kritikoi Grupin e Minskut të OSBE-së, duke pretenduar se ai po përpiqej ta mbante problemin të pazgjidhur dhe të mbështeste Armeninë, si politikisht dhe ekonomikisht.
Grupi i OSBE-së në Minsk drejtohet nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara dhe u formua për të ndërmjetësuar konfliktin.
Më herët të mërkurën, kryeministri armen Nikoll Pashinyan tha se ai nuk e shihte mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje diplomatike në këtë fazë të konfliktit me Azerbajxhanin për Nago-Karabakun dhe u bëri thirrje qytetarëve të tij që të paraqiten vullnetarë në fushën e betejës.
Pashinyan: Ose fitore ose humbje
“Ne duhet të pranojmë se çështja e Karabakut nuk mund të zgjidhet përmes diplomacisë në këtë kohë dhe për një kohë të gjatë,” tha ai në një video në Facebook.
“Ka fitore ose humbje, asgjë tjetër. Për të fituar, ne duhet të krijojmë çeta vullnetare,” tha ai, duke shtuar se Azerbajxhani po dërgonte forcat e tij të fundit në betejë.
Thirrja e Pashinyan vjen pas dy armëpushimeve të dështuara këtë muaj.
Armëpushimi i parë humanitar do të hynte në fuqi më 10 tetor, por nuk u materializua.
Armëpushimi i dytë dështoi një javë më vonë.