×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Turqia akuzon Charlie Hebdon për “racizëm kulturor”

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Turqia ka akuzuar revistën franceze Charlie Hedbo, për “racizëm kulturor”, pas publikimit të edicionit të së mërkurës, që tallet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. “Agjenda anti-Islame e presidetit francez (Emmanuel) Macron është duke dhënë frytet e veta”, ka thënë Fahrettin Altun, Drejtori për Komunikime i Erdoganit, duke i përshkruar karikaturat si “të neveritshme”. Në […]

    Turqia ka akuzuar revistën franceze Charlie Hedbo, për “racizëm kulturor”, pas publikimit të edicionit të së mërkurës, që tallet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

    “Agjenda anti-Islame e presidetit francez (Emmanuel) Macron është duke dhënë frytet e veta”, ka thënë Fahrettin Altun, Drejtori për Komunikime i Erdoganit, duke i përshkruar karikaturat si “të neveritshme”.

    Në ballinën e së mërkurës, Charlie Hebdo ka vënë karikaturën e Erdoganit, të ulur në një karrige duke ngritur lart fustanin e një gruaje me titullin, “Erdogan – ai është shumë argëtues privatisht”.

    “Qartazi ëhtë produkt i ksenofobisë, islamofobisë dhe ambientit kulturor jotolerant, të cilin udhëhqësia franceze duket se e do për vendin e vet”, ka thënë Altun.

    Turqia dhe Franca janë përfshirë në konflikte verbale, meqë Erdogan ka vënë në pikëpyetje shëndetin mendor të Macronit, pasi ky i fundit ka bërë të ditura masat që do të marrë për ta mbrojtur vlerat sekulare të shtetit të tij kundër Islamit radikal.

    “Këto sulme të papërgjegjshme dhe pashije ndaj kulturë sonë do të nxisin vetëm racizëm dhe diskriminim”, ka thënë Altun.

    Erdogan këtë javë u ka bërë thirrje turqve që të bojkotojnë markat franceze, pas vendimit të ngjashëm të marrë edhe nga disa vende tjera myslimane, si përgjigje ndaj përkrahjes që ka ofruar Macron për karikaturat ku është shfaqur Profeti Muhamed, të prezantuara fillimisht nga Charlie Hebdo.

    Karikaturat e Profetit Muhamed konsiderohen blasfemi për myslimanët.

    Franca “nuk do të heqë dorë nga karikaturat”, ka thënë Macron pas heqjes së kokës së mësuesit Samuel Paty afër Parisit më herët gjatë këtij muaji, pasi kishte prezantuar karikaturat para nxënësve të tij, në një orë mësimi dedikuar lirisë së shprehjes.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës i konsideron të mira duke theksuar se ka një komunikim...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar këtë javë një sërë emrash që do të drejtojnë agjencitë që trajtojnë çështje të sigurisë...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Izraeli i kreu të enjten dy sulme ajrore në një lagje në perëndim të Damaskut dhe në periferi të kryeqytetit, duke i...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj, Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit  të Doracakëve “Edukimi...
    Vip14 Nëntor 2024
    Ani pse tentuan të sqaroheshin, siç duket Ana dhe Kevin ende nuk i kanë mbaruar zënkat. Kevin e quajti fals një sjellje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, mbrëmë ka zhvilluar një darkë pune me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Enrico Barduani. Siç njoftoi Osmani, në takim, veç...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Prishtinës dhe Skenderajt, edhe Komuna e Fushë-Kosovës ka marrë marrë vendim për mosaplikimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti...
    Sport14 Nëntor 2024
    FIFA dhe ekipet pjesëmarrëse në Kupën e ardhshme të Botës për Klube kanë publikuar pamje të dizajnit për trofeun e parë që...
    Vip14 Nëntor 2024
    Teksa Gjesti ishte duke ngrënë bukë, Xheneta iu afrua dhe e puthte duke e uruar që ata ushqim, t’i bëhej dashuri ndaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.