Touring Italian Superleggera ka njoftuar prej kohësh një model të ri sportiv për të festuar 95 vjetorin e tij (themeluar në 1926 nga Felice Bianchi Anderloni dhe Gaetano Ponzoni).
Makina më në fund dhe zyrtarisht është para nesh, dhe emri i saj është Touring Superleggera Arese RH95. Dihet gjithashtu se është një makinë e gjatë 478 cm me një motor të vendosur në qendër, dhe disa media deklarojnë se Ferrari 488 Pista shërbeu si bazë.
Touring Superlegger Arese RH95 sigurisht që ka një pamje krejtësisht të ndryshme krahasuar me Ferrarin e lartpërmendur, dhe duhet theksuar se trupi është bërë nga fibra karboni.
Kompania shprehet se ergonomia e brendshme është e tillë që e bën makinën të përshtatshme për ngasjen e përditshme.
Ka edhe dyer që hapen në lartësi, ndërsa vozitja sigurohet nga një motor 4.2-litër V8 me 530 kW / 720 kuaj fuwqi dhe 770 Nm çift rrotullues.
Shpejtësia maksimale është 340 km/h. Touring Superleggera deklaron se është planifikuar prodhimi i vetëm 18 kopjeve të këtij modeli./FrontOnline/