Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren është gjobitur me 2 mijë euro nga inspektorati për shkak të shkeljes së masave anti-COVID në tubimin e mbajtur të premten në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.
Drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Edon Muçaj ka njoftuar për gjobitjen e këtij subjekti politik përmes rrjeteve sociale.
“Në bazë të Ligjit 07/L-006 dhe Vendimeve të Qeverisë jemi të obliguar të veprojmë për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës! 2,000 euro gjobë për subjektin politik LDK”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Në bazë të Ligjit 07/L-006 dhe Vendimeve të Qeverisë jemi të obliguar të veprojmë për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës!
2000€ gjobë për subjektin politik LDK.
https://www.facebook.com/edon.pharmacy/posts/3915101671867033