Amasada Britanike në Prishtinë ka reaguar ndaj tubimeve elektorale që partitë politike po organizojnë me një numër shumë të njerëzve në kohë pandemie.
Në reagimin e tyre thuhet se zgjedhjet janë të rëndësishme por prezenca e numrit të madh të njerëzve në tubime është shqetësuese.
“Këto zgjedhje janë të rëndësishme, por disa nga fotografitë që kemi parë të tubimeve të mëdha dhe takimeve pa distancime shoqërore kanë qenë shqetësuese”, thuhet në reagim.
Gjithashtu kjo ambasadë ka apeluar që partitë të respektojnë masat kundër koronavirusit.
“Ne i nxisim të gjitha partitë dhe mbështetësit e tyre të respektojnë kufizimet e Covid tani që periudha zyrtare e fushatës ka filluar”, kanë shkruar ata.
Postimi i plotë:
“Me miqtë dhe familjarët tanë të izoluar në Mbretërinë e Bashkuar, e dimë të gjithë se kjo pandemi nuk ka përfunduar dhe nuk duam ta shohim të njëjtën gjendje sërish për miqtë tanë në Kosovë. Këto zgjedhje janë të rëndësishme, por janë shqetësuese fotografitë që i kemi parë me turma dhe tubime, pa distancë sociale. Ne i nxisim të gjitha partitë dhe mbështetësit e tyre të respektojnë kufizimet e Covid tani që periudha zyrtare e fushatës ka filluar ”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike.
https://www.facebook.com/UKinKosovo/posts/1836424569849959