×
  • Lajme
  • Lajme

    Trusti thotë se do të hapë një faqe të re për aplikim të tërheqjes së parave

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2020

    Fondi Pensional i Kursimve ka njoftuar se për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti, do të hapet një faqe e re.

    Në njoftimin e Trustit bëhet e ditur se aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit do të bëhet vetëm online.

    “Tërheqja prej 10% është dekretuar sot, si pjesë e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike. Aplikimi për tërheqje të 10% do të bëhet vetëm ONLINE dhe përmes një faqeje të veçantë interneti. Pra, nuk keni nevojë që tani të krijoni qasje në eTrusti”, bëhet e ditur në njoftim.

    Po ashtu, bëhet e ditur sepër plikim janë në dispozicion katër muaj.

    “Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes 10% dhe detajet tjera do të publikohen ditëve në vijim. Për aplikim janë në dispozicion 4 muaj. Prandaj, mos u brengosni nëse nuk mund të aplikoni që në ditët e para pas dekretimit”, thekson njoftimi.

    Ndërkohë, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është dekretuar gjatë ditës së djeshme në zyrën e presidencës, ka konfirmuar për , Artan Murati, këshilltar i u.d. presidentes Vjosa Osmani.

    Murati tha se dekretimi i Ligjit është bërë në momentin që është sjellë nga Kuvendi.

    “Është dekretuar dje, në momentin që është sjellë nga Kuvendi”, konfirmoi Murati të dielen për Gazetën Express.

    Pas dekretimit, Ligji pritet të publikohet në kohë rekorde në Gazetën Zyrtare dhe më pas nisin procedurat për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti.

    Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike u përmend qysh para gjashtë muajsh, por hapa konkretë për jetësimin e tij, u morën ditën e premte kur pas shumë tentimeve kaloi në Kuvendin e Kosovës.

    E menjëherë pas kësaj në një konferencë për media, kryeministri Avdullah Hoti tregoi për hapat e mëtejmë.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë që 212 milionë euro mund të tërhiqen nga qytetarët.

    Ai tha se pas tetë ditësh do të hapet sistemi online për tërheqjen e 10% nga Trusti.

    Kosova më në fund u bë me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, në seancën e ditës së premte, 72 deputetë votuan pro në leximin e dytë të këtij ligji.

    Përpos, votave të partive në pushtet, pro votuan edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

    E një prej kushteve të PDK-së që u fut si amendament në ligj, është edhe ajo që personat që tërheqin 10-përqindëshin e kursimeve nga Trusti e që kanë të kursyera më pak se 10 mijë euro, të rimbursohen nga Qeveria në një fazë të mëvonshme.

    Ata që kanë më shumë se 10 mijë euro të kursyera nuk do të rimbursohen.

    Raportohet se 104 mijë kosovarë kanë vetëm 100 euro në trust, që do të thotë mund të tërheqin vetëm 10 euro.

    Ndërsa, 12 mijë e 944 persona kanë të kursyera mbi 20 mijë euro, 212 mijë e 799 persona kanë nga 100 deri në 1000 euro, 194 mijë e 857 persona kanë nga 1000 deri në 5000 euro.

    Në Trust nga 5000 deri 10000 euro i kanë 74 mijë e 99 persona.

    Nga 10000 deri 20000 euro në Trust i kanë 40 mijë e 440 persona.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri rugoviste. Ai përmes një postimi...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në tubimin e organizuar nga kjo parti në Fushë Kosovë. Aty u bë prezantimi...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Subjekt politik, Lista Serbe, ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje në selinë e kësaj partie. Siç thuhet në njoftim është diskutuar...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka besuar Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut lidhur me vendimin që do ta marrë për...
    Sport19 Nëntor 2024
    Në ”Air Albania” po zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Para përfundimit të pjesës së parë, tifozët e Ukrainsës, në kor kanë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në transmetuesin publik serb po pretendohet se është shfaqur flamuri i Republikës së Kosovës. Kjo po thuhet se ka ndodhur gjatë një...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti në takim Drejtoren Rezidente të Programit për Kosovë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Marta Onorato. Ai e vlerësoi...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në Prishtinë, nën udhëheqjen e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë,...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Analisti në Maqedoninë Veriore, Isen Saliu vlerëson se nëse shihet jashtë kontekstit deklarata e kryeministrit Albin Kurti është e dëmshme për shqiptarët....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.