Trupi i Selatin Janjevës, i cili mbrëmë u vra në Novi Sad të Serbisë, është sjellur në Kosovë. Pronari i kompanisë turistike “Selo Tours” do të varroset sot në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë, raporton Gazeta Express.
52-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve në natën tragjike mbrëmë, ku i plagosur mbeti baxhanaku i tij.
Rezultatet e para të hetimit tregojnë se një person gjuajti me armë dhe e plagosi njërin në këmbë, e më pas një person i paidentifikuar vrau Selatin Janjevën.