Trupi i influencueses së rrjetit Aneka ‘Slickianna’ Toënsend është gjetur i nxjerrë nga deti në një plazh të shtunën teksa policia nisi hetimet për vdekjen e pashpjeguar.
Autoritetet thanë se 35-vjeçarja e pajete Townsend u nxorr në breg nga policia detare në qytezën xhamajkiane të Reading, pasi plazhistët dhanë alarmin për një trup që po dekompozohej në ujë.
Hetuesit gjatën trupin thuajse të zhveshur ndërsa në kokë dukej se kishte një plagë serioze, shkruan rrjeti vendas Loop.
Townsend, e cila kishte më shumë se 300,000 ndjekës në rrjetet sociale, u identifikua dje nga nëna e saj.
Policia tha se me trupin kishin gjetur dy detaje që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e vdekjes së mistershme. Oficerët thanë se kishin gjetur me trupin një paruke dhe një peshqir të përgjakur.
Policia xhamajkiane tha se kishte identifikuar një person interesi në lidhje me vrasjen të cilit i kishin bërë thirrje të paraqitej edhe pse ende nuk dihej vendndodhja e tij.
Autoritetet thanë se një automjet ishte sekuestruar në lidhje me hetimet.
Ndërkohë në rrjetet sociale vinin mesazhe të shumta ngushëllimi për të ndjerën nga ndjekëst e shokuar prej lajmit tragjik.
Hetimet vazhdojnë.