Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Tëitter, ka protestuar edhe njëherë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve që u mbajtën dje në Amerikë.
Këtë radhë Trump ka zgjedhur të protestojë për shtetin e Michinganit, për rezultatet e të cilit po thotë se janë të tmerrshme.
“Wow. Duket se Michigani ka gjetur fletët e votimeve të nevojshme për të mbajtur një djalë të ri e të mrekullueshëm, John James, jashtë Senatit të SHBA’së. Çfarë gjë e tmerrshme po ndodh”, ka thënë Trump.
Aktualisht Biden i ka 227 vota elektorale ndërkohë që Trump i ka 213 vota elektorale.
Biden po fiton në Arizona, Nevada, Ëisconsin dhe Michigan. Mjaftueshëm për t’u grumbulluar 270 votat e nevojshme në mënyrë që ta çojë Bidenin në Shtëpinë e Bardhë.