×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trumpi sot do t’u vendosë tarifa Kanadasë, Meksikës dhe Kinës

    FrontOnline
    01 Shkurt 2025

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të vendosë 25 për qind tarifë ndaj importeve nga Kanadaja dhe Meksika, dhe 10 për qind tarifë ndaj mallrave nga Kina nga kjo e shtunë, njoftoi Shtëpia e Bardhë të premten.

    Trumpi ka kohë që kërcënon me vendosjen e tarifave për të siguruar bashkëpunim më të madh nga këto vende për parandalimin e imigracionit të jashtëligjshëm dhe kontrabandës me kimikate të përdorura për fentanil.

    Ai është zotuar gjithashtu se do t’i përdorë tarifat për ta rritur prodhimin vendës dhe për t’i shtuar të hyrat për qeverinë federale.

    “Duke filluar nga nesër (deklaratë e bërë të premten, shën.red.), këto tarifa do të hyjnë në fuqi”, u tha gazetarëve të premten zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

    “Këto janë premtime të bëra dhe të mbajtura nga presidenti”, shtoi ajo.

    Tarifat sjellin si rreziqe politike ashtu edhe ekonomike për Trumpin, i cili e mori mandatin e tij të dytë para vetëm dy javëve, raporton REL.

    Shumë votues e mbështetën Trumpin pas premtimit të tij për ta ulur inflacionin, por tarifat mund të çojnë në rritje të çmimeve dhe t’i prishin sektorët e energjisë, automjeteve, drurit dhe bujqësisë, raporton Associated Press.

    Trump kishte thënë se po shqyrtonte përjashtime për importet e naftës nga Kanadaja dhe Meksika, por Leavitt tha se nuk ka informacion për një vendim të mundshëm të presidentit mbi përjashtimet.

    Sipas Administratës së Informacionit mbi Energjinë, ShBA-ja importoi gati 4.6 milionë fuçi nafte në ditë nga Kanadaja në tetor dhe 563.000 fuçi nga Meksika. Ndërkohë, prodhimi i brendshëm i ShBA-së gjatë atij muaji ishte mesatarisht 13.5 milionë fuçi në ditë.

    Trump ka deklaruar më parë se një tarifë prej 10 për qind ndaj importeve kineze do të shtohej mbi taksat e tjera ekzistuese për produktet nga Kina.

    Kanadaja dhe Meksika kanë paralajmëruar se janë të përgatitura të vendosin tarifa hakmarrëse nëse është e nevojshme, gjë që mund të shkaktojë konflikt më të gjerë tregtar dhe, sipas analizave ekonomike, mund të dëmtojë rritjen ekonomike dhe ta përshpejtojë inflacionin.

    Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha të premten se Kanadaja është gati të përgjigjet nëse Trumpi zbaton tarifat, por nuk dha hollësi.

    !E kemi gati një përgjigje – një kundërpërgjigje të qëllimshme, të fuqishme, por të arsyeshme dhe të menjëhershme”, tha ai. “Nuk është ajo që duam, por nëse ai vepron, edhe ne do të veprojmë”.

    Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha të premten se vendi i saj ka mbajtur dialog me ekipin e Trumpit edhe para se ai të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, por theksoi se vendi ka “Plan A, Plan B dhe Plan C” për të reaguar ndaj çdo vendimi të ShBA-së.

    Një studim i këtij muaji nga Warwick McKibbin dhe Marcus Noland i Institutit Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare arriti në përfundim se tarifa prej 25 për qind ndaj Kanadasë dhe Meksikës dhe ajo prej 10 për qind ndaj Kinës “do t’i dëmtojnë të gjitha ekonomitë e përfshira, përfshirë edhe atë të ShBA-së”.

    Për Meksikën, thotë studimi, “një tarifë prej 25 për qind do të ishte katastrofike”. /REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Mars 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Tiran137, ku një ambulancë është përplasur me një automjet në zonën...
    Bota/Rajoni06 Mars 2025
    Presidenti Donald Trump ka lëshuar atë që e quan “paralajmërimin e fundit” ndaj Hamasit për të liruar të gjitha pengjet e mbetura...
    Bota/Rajoni05 Mars 2025
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një adresimi të mërkurën, ka thënë se liderët e BE-së po takohen për një samit “të...
    Të tjera
    Lajme06 Mars 2025
    Dita e djeshme shënoi 27-vjetorin e së Ushtrisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E me këtë rast, do të mbahen homazhe nga...
    Lajme06 Mars 2025
    Me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur që të ketë një...
    Lajme06 Mars 2025
    Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit, sot në ditën e dytë të...
    Bota/Rajoni06 Mars 2025
    Presidenti Donald Trump ka lëshuar atë që e quan “paralajmërimin e fundit” ndaj Hamasit për të liruar të gjitha pengjet e mbetura...
    Lajme06 Mars 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me diell. Në njoftimin e këtij instituti bëhet...
    Lajme05 Mars 2025
    Opinionistja Aida Dërguti ka analizuar listën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për legjislaturën e re të Kuvendi të Kosovës nga zgjedhjet e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.