×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trumpi shtron iftar në Shtëpinë e Bardhë, falënderon mbështetësit myslimanë

    FrontOnline
    28 Mars 2025

    Presidenti amerikan Donald Trump shtroi iftar në Shtëpinë e Bardhë, duke pranuar rëndësinë e Ramazanit dhe duke shprehur mirënjohjen ndaj komunitetit mysliman për mbështetjen e tyre në zgjedhjet e vitit 2024.

    “Mirëmbrëma dhe mirëseardhje në këtë darkë iftari shumë të veçantë. Meqë jemi në muajin e shenjtë islamik të Ramazanit, më lejoni të filloj duke u thënë miqve të mi muslimanë – Ramadan Mubarak,” tha Trump.

    Në ngjarjen e Shtëpisë së Bardhë morën pjesë udhëheqës të komunitetit mysliman, diplomatë dhe zyrtarë qeveritarë.

    “Ramazani është një sezon reflektimi shpirtëror dhe vetëpërmbajtjeje”, vazhdoi Trump. “Çdo ditë gjatë muajit të shenjtë, muslimanët agjërojnë nga agimi deri në muzg, duke thelluar fokusin e tyre në lutjen dhe përkushtimin ndaj Zotit. Më pas, muslimanët në mbarë botën bashkohen me familjet dhe miqtë çdo natë, falënderojnë të Plotfuqishmin dhe e prishin agjërimin e tyre me darkën e iftarit. Të gjithë jemi duke kërkuar paqe për të gjithë botën”, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv

    ‘Një falenderim shumë i veçantë’ Duke iu drejtuar tubimit, Trumpi falënderoi muslimanët amerikanë për atë që ai e quajti “numrat e tyre rekord” të mbështetjes në zgjedhjet e fundit.

    “Dua të shpreh një falënderim shumë të veçantë për qindra mijëra muslimanë amerikanë që na mbështetën në numër rekord në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Ishte e pabesueshme. Ne filluam pak ngadalë me ju, por arritëm,” tha ai. “Komuniteti Mysliman ishte aty për ne në nëntor, dhe ndërsa unë jam president, do të jem aty për ju.”

    Gjatë fjalimit të tij , presidenti amerikan rikonfirmoi gjithashtu përpjekjet diplomatike të administratës së tij në Lindjen e Mesme.

    “Ne po i mbajmë premtimet tona ndaj komunitetit mysliman. Administrata ime është e angazhuar në diplomaci të pamëshirshme për të krijuar paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, duke u mbështetur në Marrëveshjet historike të Abrahamit, për të cilat të gjithë thanë se do të ishte e pamundur. Dhe tani ne do të fillojmë t’i plotësojmë ato,” tha ai.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Në disa vende myslimanët festuan sot dhe mbushën xhamitë në ditën e parë të Fitër Bajramit, raporton Anadolu. Myslimanët në vendet si...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Është një tërmet politik që është gati t’u japë fund ambicieve të Marine Le Pen për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 dhe...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Ndërsa presidenti i SHBA-ve Donald Trump përpiqet t’i japë fund luftës në Ukrainë, si Kievi ashtu edhe Moska po i propozojnë atij...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar ish-luftëtarin e UÇK-së, Indrit Cara i njohur me nofkën Kavaja. Haradinaj thotë se Cara në...
    Lajme31 Mars 2025
    Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), përmes një njoftimi në Facebook ka shkruar se nga nesër e deri më 30...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Ndërsa presidenti i SHBA-ve Donald Trump përpiqet t’i japë fund luftës në Ukrainë, si Kievi ashtu edhe Moska po i propozojnë atij...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Policia italiane, gjatë disa operacioneve të kontrolleve sistematike në portin e Anconës, të kryera ndaj pasagjerëve dhe mjeteve që vinin nga Shqipëria...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar detaje të reja nga programi i PD, duke theksuar uljen e taksave, nxitjen e...
    Lajme31 Mars 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. ka përkujtuar sot 26 vjetorin e masakrës së Pastaselës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.