Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka refuzuar ta pranojë humbjen e tij. Ai ka thënë se kundërkandidati Joe Biden, është paraqitur në mënyrë të gabuar si fitues.
Trump ka thënë se aleatët e mediave të Bidenit po e ndihmojnë atë duke e paraqitur si fitues.
“Duke filluar nga e hëna, ne do të fillojmë ndjekjen penale të çështjes në gjykatë për të siguruar që ligjet zgjedhore, të përkrahen plotësisht”, ka deklaruar ai, shkruan TheGuardian.
Rezultatet e fundit zgjedhore kanë përcaktuar Joe Bidenin si president i ardhshëm i SHBA-së.