×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trumpi kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s

    FrontOnline
    08 Janar 2025

    Trump kërkon nga partnerët e NATO-s rritjen e kontributit nga dy në pesë për qind të produktit të brendshëm bruto. Vendet që nuk paguajnë kontributin, nuk do të mbështeten në rast të një sulmi nga Rusia.

    Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump u bën thirrje partnerëve të NATO-s që të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre për mbrojtjen. Në vend të dy për qind të produktit të tyre të brendshëm bruto (PBB), vendet partnere duhet të investojnë në të ardhmen pesë për qind, tha republikani në një konferencë shtypi në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida. Gjatë fushatës zgjedhore republikani i kërcënoi vendet anetare të NATO-s që nuk paguajnë kontributin, se nuk do t’i mbështeste në rast të një sulmi nga Rusia.

    Presidenti i ardhshëm amerikan kishte sinjalizuar që gjatë mandatit të tij të parë si president se SHBA do të tërhiqej nga NATO-ja, nëse vendet evropiane nuk rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtjen. Të gjitha vendet mund ta përballojnë këtë rritje nga dy në pesë për qind, tha Trump.

    Kanali i Panamasë dhe Groenlanda: Trumpi nuk përjashton operacionet ushtarake

    Presidenti i ardhshëm Trump deklaroi gjithashtu se nuk e përjashtonte përdorimin e ushtrisë për të vënë nën kontroll Kanalin e Panamasë apo Groenlandën. I pyetur nga një gazetar nëse ai mund t’i garantojë botës se nuk do të përdorë as masa shtrënguese ekonomike as ushtarake, Trump tha: “Jo.

    Protestë para ambasadës së SHBA-së në Panama pas deklaratave të Trumpit që kontrolli i Kanalit të Panamasë t’i rikthehet SHBA-së | Fotografi: Arnulfo Franco/AFP

    Republikani, i cili do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, theksoi se nuk mund ta garantojë një gjë të tillë dhe se ka mundësi “që duhet bërë diçka”.

    Trump: Groenlanda është e rëndësishme për “sigurinë kombëtare” të SHBA

    Trump ka shprehur vazhdimisht interes për ishullin e Groenlandës, që i përket Danimarkës. Në dhjetor ai tha se “në interes të sigurisë kombëtare dhe lirisë në botë, Shtetet e Bashkuara mendojnë se zotërimi dhe kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute”.

    Djali i Trumpit, Donald Trump Jr. është aktualisht për vizitë në Groenlandë. | Fotografi: Email Stach/Ritzau Scanpix/AFP/Getty Images

    Djali i Trumpit, Donald Trump Jr. është aktualisht për vizitë në Groenlandë. Zyrtarisht ky udhëtim konsiderohet si privat. Por Trumpi tha në konferencën për shtyp se nuk dihet nëse Danimarka ka ligjërisht ndonjë të drejtë ndaj Groenlandës, duke shtuar se nëse po, ata duhet të heqin dorë, sepse ne na duhet (Groenlanda) për sigurinë kombëtare.

    Trump: Kanali i Panamasë kontrollohet nga Kina

    Disa javë më parë Trumpi tha se tarifat për kalimin tranzitit në Kanalin e Panamasë janë “shumë të padrejta”. Ai bëri thirrje që kontrolli i rrugës ujore t’u kthehet Shteteve të Bashkuara, nëse ato nuk trajtohen në mënyrë të drejtë. Trumpi tha se Kanali i Panamasë është jetik për vendin tonë. por kontrollohet nga Kina.

    Kanali i Panamasë – një nga rrugët tregtare më të rëndësishme në botë – u ndërtua nga Shtetet e Bashkuara në fillim të shekullit XX, të cilat e kishin nën kontroll për një kohë të gjatë përpara se menaxhimi i tij t’i kalonte gradualisht Panamasë. /DW

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Universiteti i Tetovës ndërpreu marrëdhënien e punës me Artan Grubit, i cili jepte mësim në Departamentin e Gazetarisë të Fakultetit Juridik të...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Një njëvjeçar ka vdekur në Warwickshire, ndërsa dy persona janë arrestuar nën dyshimin për vrasje. Ngjarja ndodhi më 7 janar, kur fëmija...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Lideri i Partisë Konservatore të Kanadasë, Pierre Poilievre, ka reaguar pas kërcënimit të Donald Trump për aneksimin e Kanadasë, duke theksuar se...
    Të tjera
    Vip08 Janar 2025
    Banorët kanë dhënë mendimet e tyre për nominimin e kësaj jave. Të nominuar në këtë javë janë Leo, Rovena, Sara, Xheneta dhe...
    Lajme08 Janar 2025
    Ish-drejtori i Policisë, Sheremet Ahmeti, ka reaguar lidhur me suspendimin e tre policëve të dyshuar për pjesëmarrje në tubime elektorale, duke theksuar...
    Lajme08 Janar 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) dhe kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit nga kjo parti, Lumir Abdixhiku ka njoftuar...
    Lajme08 Janar 2025
    Haxhi Thaçi, babai i ish presidentit Hashim Thaçi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është shtrirë në spitalin e Skenderajt....
    Lajme08 Janar 2025
    Ish-drejtori i Inspektoratit Policor të Kosovës, Valdet Hoxha, në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me suspendimin e tre policëve...
    Lajme08 Janar 2025
    Gati 20 vjet pas tentativës së dështuar për privatizimin e Hotelit Grand në Prishtinë, shteti i Kosovës do t’i paguajë mbi 7...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.