“Familja Biden është një sipërmarrje kriminale, një nga më të korruptuarat në historinë e Amerikës”. Kështu u shpreh presidenti Donald Trump gjatë një takimi elektoral në Georgia, ku kërkoi sërish që Joe Biden dhe djali i tij Hunter të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.
Duke iu referuar e-mail-eve të publikuara nga New York Post për korrespondencën e Hunter Biden me biznesmenin ukrainas, Trump tha: “Ky është skandali më i madh politik pas atij të spiunimit të fushatës sime elektorale nga ana e Obamës. Arrestojini”.
Skandalit të cilit i referohet Trump ka të bëjë me djalin e kandidatit demokrat Hunter Biden, i cili e prezantoi babanë e tij kur ish zv.president me një drejtues të lartë të shoqërisë energjetike ukrainase Burisma, vetëm një vit përpara se zëvendësi i Obamës të bënte presion mbi qeverinë e Ukrainës për të liruar nga detyra një prokuror që po hetonte shoqërinë.