×
  • Lajme
  • Lajme

    Trumpi javën e kaluar pyeti për mundësitë që të sulmohet Irani, e zmbrapsën këshilltarët

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Një zyrtar amerikan tha të hënën se presidenti në largim, Donald Trump, javën e kaluar kërkoi opsione për ta sulmuar qendrën kryesore bërthamore të Iranit, por në fund vendosi për t’u tërhequr nga ky hap dramatik.

    Trumpi e bëri këtë kërkesë gjatë një takimi në Zyrën Ovale të enjten e kaluar me ndihmësit e tij më të lartë në fushën e sigurisë kombëtare, përfshirë nënpresidentin Mike Pence, sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, sekretarin në detyrë të Mbrojtjes, Christopher Miller, dhe gjeneralin e ushtrisë amerikane, Mark Milley, shtoi ky zyrtar.

    Sipas këtij burimi, deklaratën e të cilit e botoi gazeta “The New York Times”, këshilltarët e bindën Trumpin që të mos e realizonte këtë plan për shkak të rrezikut për një konflikt më të gjerë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    “Ai pyeti për opsione. Ata ia dhanë skenarët dhe ai përfundimisht vendosi që të mos vazhdonte përpara”, tha ky zyrtar. Shtëpia e Bardhë refuzoi të komentonte për këtë çështje.

    Një sulm i mundshëm ndaj qendrës kryesore bërthamore të Iranit, “Natanz”, do të mund të sillte konflikt rajonal dhe do të paraqiste sfidë serioze në politikën e jashtme për presidentin e zgjedhur, Joe Biden.

    Trumpi i ka kaluar katër vjet të mandatit të tij me një politikë agresive kundër Iranit, duke u tërhequr në vitin 2018 nga marrëveshja bërthamore me këtë shtet, e cila ishte arritur nga paraardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama, dhe duke i vendosur republikës islamike sanksione të gjera ekonomike.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.