×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump zotohet të anulojë vendimin mbi ndalimin e shpimeve të naftës dhe të gazit në det

    FrontOnline
    12 Janar 2025

    Presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se pasi të marrë detyrën më 20 janar do të anulojë vendimin për ndalimin masiv të shpimeve për naftë dhe të gaz në det. Presidenti Joe Biden e njoftoi vendimin e tij, i cili përfshin ndalimin e shpimit në shumicën e ujrave bregdetare amerikane më 6 janar. Korrespodentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias sjell qëndrimet politike dhe mendimet e ekspertëve mbi këtë çështje.

    Përfitimet nga shpimet për naftë dhe gaz në det nuk kanë aq vlerë sa të vihet në rrezik mjedisi, shëndeti dhe ekonomia, thotë Presidenti Joe Biden, veçanërisht në një kohë që vendi po përparon drejt energjisë së pastër.

    Më 6 janar, Presidenti Biden njoftoi një ndalim të ri në shkallë të gjerë të shpimeve për gaz dhe naftë në ujrat federale në një sipërfaqe prej rreth 253 milion hektarësh. Ky vendim prek shumicën e ujrave bregdetare amerikane.

    “Do ta anuloj menjëherë. Do veprohet menjëherë”, u shpreh Presidenti i zgjedhur, Donald Trump.

    President i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara u zotua menjëherë se do ta anulojë vendimin e pararendësit dhe do të rrisë shpimet për naftë dhe gaz në det, pasi të marrë detyrën më 20 janar.

    “Por ne do t’i vazhdojmë shpimet. Do të bëjmë shpime në shumë zona të tjera dhe kostot energjitike do të vijnë duke rënë”, u shpreh zoti Trump.

    Por ekspertët ligjorë thonë se anulimi i vendimit mund të mos jetë shumë i lehtë, sepse ka të ngjarë që të duhet të vihet në lëvizje Kongresi.

    Ndërkohë, ambientalistët thonë se kjo masë e fundit (e administratës së Presidentit Biden) do të ndihmojë në luftimin e ndryshimeve klimatike.

    “Shkenca e kë bërë të qartë se çdo shtim i lëndëve fosile bie ndesh me luftën kudër ngrohjes globit, një kufizim prej deri në 1.5 gradë Celcius, prag që u vendos në Traktatin e Klimës në Paris, në mënyrë që të parandalohet përshkallëzimi i zjarreve në pyje, uraganëve dhe fatkeqësive të tjera klimatike”, shprehet Allie Rosenbluth nga grupi Oil Change International.

    Zoti Trump ka shprehur më parë skepticizëm rreth ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu. Përkrahësit e industrisë së naftës për shpimet në det e vlerësojnë qëndrimin e Presidentit të zgjedhur.

    “Ka një kërkesë prej 100 milionë fuçish në ditë për ekonominë globale dhe nëse nuk do ta prodhojmë atë energji këtu në SHBA, ajo do të prodhohet diku tjetër dhe ne besojmë se kemi standarde të larta kur bëhet fjalë për mbrotjen e mjedisit”, shprehet Erik Milito, presidenti i organizatës “National Ocean Industries Association”.

    Profesori i biologjisë detare në Universitetin Duke, Andy Read e pranon se bota ka nevojë për naftë, tani për tani.

    “Nuk mund të kalojmë menjëherë në energji të pastër. Do të marrë pak kohë. Edhe pse tani duket sikur ka një prirje për të bërë hapa pas, mendoj se në perspektivën afatgjatë po shkohet drejt burimeve të energjisë së pastër”, thotë zoti Read.

    Profesori Read vë në dukje se kalimi drejt energjisë së pastër do të ndodhë me apo pa udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara. /VOA

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Reshjet e shiut të ditës së sotme në Vlorë të Shqipërisë, kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të këtij qyteti. Rruga...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Kosovari 34 vjeçar i kishte shkaktuar lëndime në kokë bashkëshortes së tij 24 vjeçare, po kështu me shtetesi kosovare. Siç kishte raportuar...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Numri i të plagosurve nga përplasja e dy tramvajeve në stacionin qendror të Strasburgut ka shkuar në 68, konfirmuan autoritetet. Incidenti ndodhi...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Numri i të plagosurve nga përplasja e dy tramvajeve në stacionin qendror të Strasburgut ka shkuar në 68, konfirmuan autoritetet. Incidenti ndodhi...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, para njerëzve të Ferizajt tha se me të në krye të qeverisë, Kosova do të...
    Lajme12 Janar 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka hapur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në një tubim...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza në tubimin elektoral në Ferizaj, tha se fryma e fitores që po i...
    Lajme12 Janar 2025
    ‘’E paparë, pas një kohe të gjatë mblidhemi kaq shumë’’: Abdixhiku nga Kaçaniku thotë se LDK dhe populli janë bërë tashmë një...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës po rastin e mbajtjes së tubimit elektoral në Ferizaj, prezantoi para pjesëmarrësve shtatë kandidatët për deputetë në Kuvendin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.