Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha në një konferencë për shtyp nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago në Florida, se Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy duhet të jetë i përgatitur për të bërë një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës gati trevjeçare në Ukrainë.
Po ashtu, Trump kërkoi edhe nga Putin që të arrijë një marrëveshje, pasi sipas tij, shumë njerëz po vriten.
“Ai duhet të jetë i përgatitur për të bërë një marrëveshje. Kjo është e gjitha. Duhet të jetë një marrëveshje. Shumë njerëz po vriten. Kjo është një luftë që ka shumë njerëz – duhet të bëjmë një marrëveshje. Dhe Putini gjithashtu duhet të bëjë një marrëveshje. Putini duhet të bëjë një marrëveshje dhe Putini nuk do të kishte hyrë kurrë nëse do të isha president”, tha Donald Trump, President i zgjedhur i SHBA.
Trump u përpoq ti shmangej përgjigjes së drejtpërdrejt kur u pyet nëse Ukraina duhet të cedonte territor në favor të Rusisë, në mënyrë që të arrihej paqja.
“Këtë gjë do t’ju a bëj të ditur këtë pasi të kem takimin tim me Zelenskyy dhe Putin. Por një pjesë e madhe e atij territori, nuk u ka mbetur asgjë atyre, ka qytete ku nuk ka një ndërtesë në këmbë. Është një vend rrënimi. Nuk ka një ndërtesë në këmbë. Kështu që njerëzit nuk mund të kthehen në ato qytete. Nuk ka asgjë atje. Është vetëm rrënoja”, tha Trump.
Trump përsëriti faktin se, Perëndimi nuk duhet të lejonte Ukrainën të sulmonte Rusinë me raketa me rreze deri në 200 miljë brenda territorit rus.
“Unë mendoj se do të jemi në një vend të mirë në Lindjen e Mesme. Unë mendoj se Lindja e Mesme, ne do të jemi në një vend të mirë. Mendoj se në fakt më e vështirë do të jetë situata Rusi-Ukrainë. E shoh si më të vështirë. Unë nuk mendoj se ata duhet të kishin lejuar që raketat të qëlloheshin 200 milje në Rusi. Mendoj se kjo ishte një gjë e keqe dhe që solli koreanët në Korenë e Veriut. Një burrë tjetër me të cilin unë shkoj shumë mirë. Unë jam i vetmi që e bëj. Por kjo bëri shumë gjëra të këqija”, tha Trump.
Trump është zotuar që të mbyllë brenda 24 orëve luftën mes Rusisë dhe Ukrainës në monentin që ai merr detyrën presidenciale. (A2 Televizion)