×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Trump zbulon se cilat pesë kriptovaluta do të jenë pjesë e rezervës strategjike, vlerat e tyre rriten menjëherë

    FrontOnline
    03 Mars 2025

    Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar emrat e pesë kriptomonedhave që do të përfshihen në rezervën e re kriptostrategjike të SHBA-së.

    Këto janë Bitcoin, Ethereum, XRP, Solana dhe Cardano. Vlerat e të pesë kriptomonedhave u rritën menjëherë pas njoftimit.

    Donald Trump dëshiron që SHBA të bëhet “kryeqyteti i kriptove të botës”. Siç njoftoi ai në rrjetin e tij social Truth të dielën, pesë monedha janë vendosur të përfshihen në rezervën e re strategjike të kriptove.

    Detajet rreth rezervës së re strategjike nuk dihen ende dhe më shumë informacion pritet të publikohet të premten, kur Trump do të presë Samitin e parë të Kriptove në Shtëpinë e Bardhë.

    Gjithashtu nuk është ende e qartë nëse do të kërkohet një akt i Kongresit për të krijuar rezervën.

    Vlerat e të pesë kriptomonedhave u rritën pas njoftimit të Trump, raportojnë BBC dhe Reuters.

    Vlera e tri kriptomonedhave kryesore u rrit deri në 62 përqind të dielën. Bitcoin, kriptomonedha më e madhe, u rrit 11 për qind, ndërsa Ethereum u rrit afërsisht 13 për qind.

    Trump nuk e fshehu entuziazmin e tij për kriptovalutat as gjatë fushatës presidenciale. Menjëherë pas marrjes së pushtetit në janar të këtij viti, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv për krijimin e një grupi punues të ngarkuar me propozimin e ligjeve dhe rregulloreve të reja për kriptovalutat.

    Nga Rubrika
    Ekonomi04 Prill 2025
    Pas rënies së madhe të eksportit drejt SHBA-së vitin e kaluar, Kosova prej dje do të përballet edhe me tarifën prej 10%...
    Ekonomi03 Prill 2025
    Në vitin 2021, Kosova kishte eksportuar 131 milionë euro mallra në SHBA. Shumica prej tyre ishin dyshekë, jorganë e jastëkë. Vitin e...
    Ekonomi29 Mars 2025
    Rritja e çmimit të rrymës në Kosovë për 15 për qind – siç ka paralajmëruar Zyra e Rregullatorit të Energjisë- do të...
    Të tjera
    Lajme05 Prill 2025
    Një aksident i rëndë duket se ka ndodhur në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë. Në pamjet e ndara në rrjetin social Facebook, shihet se në...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fllakë të Durrësit. Paraprakisht bëhet me dije se një 16-vjeçar, teksa drejtonte një automjet...
    Lajme05 Prill 2025
    Ka përfunduar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike e thirrur nga grupi “Asnjë centë më shumë”, që u mbajt në sheshin “Skënderbeu”...
    Lajme05 Prill 2025
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e punëtorit nga shembja e dheut në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës. Lajmin...
    Lajme05 Prill 2025
    Nën thirrjet “gjysma rrogës rrymë” e “nuk jemi bankomat” ka nisur protesta e qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Protestuesit janë nisur...
    Lajme05 Prill 2025
    Numër i madh i qytetarëve kanë dal në protestën e sotme të thirrur në Prishtinë për të shfaqur kundërshtimin ndaj shtrenjtimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.