Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur një procedurë për rinumërimin e votave në qarqet Milëaukee dhe Dane të Ëisconsin-it, një nga shtetet kritike të zgjedhjeve presidenciale.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur një procedurë për rinumërimin e votave në qarqet Milëaukee dhe Dane të Ëisconsin-it, një nga shtetet kritike të zgjedhjeve presidenciale.
Megjithëse kandidati demokrat Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të mbajtura në vend më 3 nëntor, sipas rezultateve jozyrtare, Trump vazhdon të këmbëngulë se në zgjedhje ka pasur mashtrime dhe se ai është fituesi i vërtetë.
Trump pretendon se në Milëaukee dhe Dane ka pasur parregullsi të mëdha në votim. Trump gjithashtu ka paguar shumën prej 3 milionë dollarësh të kërkuar nga ky shtet për rinumërimin e votave.
Sipas rezultateve jozyrtare, Biden fitoi zgjedhjet në shtetin e Ëisconsin-it me dhjetë delegatë, duke marrë 20.608 vota më shumë se Trump.