×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump thotë se largohet nëse Biden fiton Kolegjin Elektoral

    FrontOnline
    27 Nëntor 2020

    Presidenti i SHBA Donald Trump tha të enjten se do të largohet nga Shtëpia e Bardhë, nëse Kolegji Zgjedhor voton për Presidentin e zgjedhur Joe Biden.

    Edhe pse ai përsëriti pretendimet e pabazuara për mashtrim masiv të votuesve, kjo deklaratë e sjell atë më afër pranimit të humbjes në zgjedhjet e 3 nëntorit.

    Duke folur para gazetarëve me rastin e festës së Falënderimeve, republikani Trump tha se nëse demokrati Biden, i cili do të bëjë betimin më 20 janar, çertifikohet si fitues i zgjedhjeve nga Kolegji Elektoral, ai do të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

    Por Trump shtoi se do të ishte e vështirë për të që të pranonte humbjen në rrethanat aktuale. Gjithashtu, ai nuk pranoi të thoshte nëse do të merrte pjesë në inaugurimin e Biden.

    “Këto zgjedhje ishin një mashtrim,” këmbënguli Trump në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa vazhdoi të mos ofronte prova konkrete për parregullsi masive në votime. Më herët ai foli përmes një videokonference me ushtarakët amerikane për t’u uruar festën.

    Joe Biden i fitoi zgjedhjet me 306 vota të Kolegjit Elektoral, shumë më tepër sesa 270 që nevojiteshin, kundrejt 232 të fituara nga Presidenti Trump. Elektorët do të mblidhen më 14 dhjetor për të zyrtarizuar rezultatin. Biden mori gjithashtu 6 milion vota popullore më shumë sesa Trump.

    Presidenti Trump deri tani ka refuzuar të pranojë plotësisht humbjen, megjithëse javën e kaluar, me presionin në rritje nga radhët e tij republikane, ai ra dakord të lejonte zyrtarisht ekipin e Biden të fillonte procesin e tranzicionit.

    I pyetur nëse do të largohej nga Shtëpia e Bardhë nëse Kolegji Elektoral voton për Biden, Presidenti Trump tha: “Sigurisht që do ta bëj. Padyshim që do ta bëj. Dhe ju e dini këtë”.

    “Por unë mendoj se do të ketë shumë gjëra që do të ndodhin nga tani deri në 20 janar. Shumë gjëra,” tha ai. “Është gjetur mashtrim masiv. Jemi bërë si një vend i botës së tretë.”

    Përpjekjet e dëshpëruara të Trump dhe të ndihmësve të tij për të përmbysur rezultatet në shtetet kryesore, ose me procese gjyqësore ose me presion ndaj ligjvënësve të shtetit, kanë dështuar dhe alternativat e tij po shterrojnë.

    Në Shtetet e Bashkuara, një kandidat bëhet president duke siguruar votat elektorale dhe jo duke fituar shumicën e votave popullore në shkallë vendi. Elektorët, të shpërndarë në 50 shtetet plus Distriktin e Kolumbias (Uashington DC), kryesisht në bazë të popullatës, janë besnikë të partive që i kanë zgjedhur dhe zotohen të mbështesin kandidatin që ka fituar votën popullore në shtetin e tyre.

    Biden: Amerika nuk do ta humbë luftën me virusin

    Në mesazhin me rastin e Ditës së Falenderimeve, Presidenti i zgjedhur Biden tha se vendi do ta kapërcejë pandeminë dhe u bëri thirrje amerikanëve të vazhdojnë betejën kundër koronavirusit.

    “Mos u dorëzoni nga mërzija. E di që mundemi dhe që do ta mposhtim virusin. Amerika nuk do ta humbë këtë luftë,” tha Biden.

    Ish-nënpresidenti Biden e kaloi festën në qytezën bregdetare Rehoboth të shtetit Delauer, ku ai dhe bashkëshortja Jill kanë një shtëpi pushimi. Vajza e çiftit, Ashley Biden me bashkëshortin, e kaluan festën me ta.

    Presidenti Trump zakonisht e ka kaluar këtë festë në shtëpinë e tij të pushimit në Mar-a-Lago, por këtë radhë qëndroi në Shtëpinë e Bardhë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Alexandar Kasanof vizitoi të martën Podgoricën ku zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë malazezë, mes...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk është kundër. Kjo është një temë artificiale. Është një temë që...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili vendosi që ta lejë në...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka besuar Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut lidhur me vendimin që do ta marrë për...
    Sport19 Nëntor 2024
    Në ”Air Albania” po zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Para përfundimit të pjesës së parë, tifozët e Ukrainsës, në kor kanë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në transmetuesin publik serb po pretendohet se është shfaqur flamuri i Republikës së Kosovës. Kjo po thuhet se ka ndodhur gjatë një...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti në takim Drejtoren Rezidente të Programit për Kosovë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Marta Onorato. Ai e vlerësoi...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në Prishtinë, nën udhëheqjen e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë,...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Analisti në Maqedoninë Veriore, Isen Saliu vlerëson se nëse shihet jashtë kontekstit deklarata e kryeministrit Albin Kurti është e dëmshme për shqiptarët....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.