-->
×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump shpall tarifat e reja: Kosovës dhe Shqipërisë 10 për qind, Serbisë 37 për qind

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së, të cilat do të hyjnë në fuqi që nga mesnata e sotme.

    Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, ai ka shfaqur një grafik për të ilustruar tarifat ekzistuese dhe të reja.

    Në listën e shteteve të prekura nga tarifat e reja figuron edhe Kosova, e cila do të përballet me një tarifë prej 10 për qind.
    Ndërkohë, Serbisë i ka vendosur tarifë prej 37 për qind ndërsa produktet e Shqipërisë do të tarifohen me 10 për qind.

    Ndryshe, SHBA-ja do të vendosë tarifa ndaj Bashkimit Evropian (20%), Vietnamit (46%), Tajvanit (32%), Japonisë (24%), Indisë (26%), Koresë së Jugut (25%) dhe Tajlandës (36%).

    Një ndër masat më të rëndësishme të shpallura është tarifa prej 25 për qind mbi të gjithë prodhuesit e huaj të automjeteve.

    Sipas Trump, mbi 80 për qind e veturave të prodhuara në Korenë e Jugut shiten brenda vendit, ndërsa mbi 90 për qind e automobilave të shitura në Japoni janë të prodhuara po aty. Në të kundërt, automjetet amerikane përfaqësojnë një pjesë shumë të vogël të tregut në këto vende.

    Gjatë fjalimit, Trump ka kritikuar Bashkimin Evropian dhe disa vende aziatike për tarifat që vendosin ndaj automjeteve të prodhuara në SHBA, duke deklaruar se ato kohë tashmë kanë marrë fund.

    Në përmbyllje të deklaratës së tij, ai ka rikthyer retorikën e njohur “Amerika e Para”, duke theksuar se SHBA-ja duhet të mbrojë interesat e saj ekonomike dhe të mos ndjekë më politika të tërheqjes ekonomike në dëm të popullit të saj. /Telegrafi/

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Qindra punonjës shpëtimi në Republikën Domenikane vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar nga shembja e çatisë në një klub nate në kryeqytetin,...
    Lajme09 Prill 2025
    Avokati Arianit Koci, për FrontOnline ka folur pas përdorimit të termit “Kosovo i Metohija” nga Gjykata Speciale dhe Prokuroria Speciale, duke e...
    Lajme09 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Bëhet e ditur se Kurti e...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për afatet kohore për krijimin e Qeverisë së re të vendit, dhe votimin e...
    Lajme09 Prill 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke thënë se ky institucion nuk është krijuar për të...
    Lajme09 Prill 2025
    Dhomat e Specializuara të Kosovës janë përballur me kritika dhe shqetësime të mëdha pas përdorimit të termit "Kosovo i Metohija" për të...
    Sport09 Prill 2025
    Pas fitores 2-1 në transfertë ndaj Bayern Munich në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, tashmë gjashtë lojtarë të Interit rrezikojnë...
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Tregjet evropiane të aksioneve kanë pësuar humbje në të gjithë indekset kryesore sot. Në Francë, Cac 40 përfundoi me rënie 3.34% pasi...
    Lajme09 Prill 2025
    Në mungesë të të akuzuarit Jeton Menxhiqi dhe mbrojtëses së tij, avokates Shpresa Hasaj-Hyseni, ka dështuar të mbahet seanca e rigjykimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.