Presidenti në detyrë i SHBA’së, Donald Trump ka shkarkuar Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA’së, Mark Esper.
Ky është veprimi i parë që nga humbja e zgjedhjeve, transmeton GazetaExpress.
“Mark Esper është shkarkuar”, ka shkruar Trump shkurt në Twitter.
Detyrën e tij do ta marrë menjëherë Christophor Miller. Ai është një ish-anëtar i Beretave të Gjelbra, që në kohën kur u emërua ishte drejtor i qendrës kundër-terrorizëm, një njësi brenda komunitetit të Intelegjencës së SHBA’së.
Trump më herët e kishte përqeshur Esperin duke e quajtur “Yesper”, një nofkë nga kolegët që më herët thënë se ai kur nuk e kundërshton Trumpin dhe gjithmonë i thotë atij “yes”.