×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump sërish e kritikon Zelenskyn: Deklaratat e tua po i dëmtojnë bisedimet e paqes me Rusinë

    FrontOnline
    23 Prill 2025

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte kritik të mërkurën ndaj liderit ukrainas Volodymyr Zelensky pasi tha se Ukraina nuk do ta njihte pushtimin rus të Krimesë, të cilën ai e quajti një deklaratë nxitëse që do ta bëjë më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

    “Kjo deklaratë është shumë e dëmshme për negociatat e paqes me Rusinë”, tha Trump në një postim në rrjetet sociale.

    Ai tha se Krimea ishte e humbur vite më parë “dhe nuk është as një pikë diskutimi”.

    Zelenskiy përsëriti të martën se Ukraina nuk do ta njohë okupimin rus të Krimesë. “Nuk ka asgjë për të folur këtu. Kjo është në kundërshtim me kushtetutën tonë.”

    “Askush nuk po i kërkon Zelenskyt që të njohë Krimenë si territor rus, por nëse ai e do Krimenë, pse nuk luftuan për të njëmbëdhjetë vjet më parë kur iu dorëzua Rusisë pa gjuajtur asnjë të shtënë?”, shkroi Trump shkroi në Truth Social.

    Trump qortoi liderin ukrainas dhe tha se ai po përpiqej të ndalonte vrasjen në vendin e tij dhe se ata ishin “shumë afër një marrëveshjeje” për t’i dhënë fund luftës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë. Ai zbriti në aeroportin e Rinasit mbrëmjen e së enjtes, ku...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo....
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Në Tiranë është mbajtur një darkë joformale mes liderëve të BE-së dhe krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në prag të samitit...
    Lajme15 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj raportimeve për kontratën e diskutueshme të nënshkruar për fabrikën e përpunimit të...
    Lajme15 Maj 2025
    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka vazhduar vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përveç përfaqësues të shoqatave dhe shumë shqiptaro-amerikan, Behrami...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se PDK nuk do ta votojë për kryetar të Kuvendit asnjë nga emrat...
    Sport15 Maj 2025
    “Jemi në pikën e kuqe të vonesës”. Me këtë deklaratë, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka ngritur alarmin për...
    Lajme15 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti gjatë fjalimit në shesh pas fitores në zgjedhjet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.