Derisa votat po vazhdojnë të numërohen në shtetet amerikane, aktualisht Donald Trump po prin me 137 vota elektorale, ndërsa Kamala Harris ka aktualisht 99, sipas AP.
Rezultati u ngushtua që kur nisën të numërohen votat.
Për të fituar zgjedhjet duhen të paktën 270 vota elektorale, raporton Gazeta Express.
Rruga drejt 270-it: Si fitojnë kandidatët?
Këto shtete janë Nevada, Arizona, Karolina e Veriut, Gerogia, Wisconsin, Michigan dhe Pensilvania.
Shtetet me më shumë banorë vlejnë më shumë, duke u përkthyer me numrin e votave të kolegjeve elektorale që mbart secili.
Janë 538 vota të kolegjit zgjedhor në total. Presidenti/ja i ardhshëm do të jetë kandidati që merr 270 ose më shumë. Të dy kandidatët do të duhet të fitojnë të paktën tre shtete swing për t’i kapërcyer ato.