Numërimi në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vazhdon.
Sipas rezultateve të deritashme, republikani Donald Trump ka 95 vota elekotrale, ndërkaq demokratja Kamala Harris 35, ka raportuar BBC.
Për të fituar duhen 270 vota elektorale, që ndryshojnë prej shtetit në shtet.
Në vota popullore, Trump ka 9,228,971 vota (53.2%), ndërkaq Harris 7,922,652 votes (45.7%). /Gazeta Express