×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump po planifikon ta emërojë Grenellin emisar special për Ukrainën – Reuters rikujton rolin e tij në negociatat Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    23 Nëntor 2024

    Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, mund të marrë një post të rëndësishëm në Administratën e presidentit të zgjedhur Donald Trump. Fillimisht, emri i tij ishte përfolur për Sekretar Shteti, por tash po konsiderohet për një post të ri që Trump po planifikon ta krijojë, raporton Express.

    Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton duke u thirrur në burime se Trump po konsideron ta vendosë Grenellin si të dërguar special për luftën Rusi – Ukrainë.

    Aktualisht nuk ka ndonjë emisar të posaçëm të dedikuar vetëm për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë, e Trump duket se po planifikon ta krijojë si pozitë.

    Nuk dihet ende nëse do të ketë një rol të tillë, mirëpo sipas katër burimeve që u referohet Reuters, ai po e konsideron fuqishëm krijimin e këtij posti.

    Në raportimin e Reuters rikujtohet se si Grenell ka pasur rol në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, si i dërguar special i ShBA’së.

    “Mbështetësit e Grenellit theksojnë se ai ka pasur një karrierë të gjatë diplomatike dhe ka një njohuri të thellë për çështjet evropiane. Përveç shërbimit si ambasador në Gjermani, Grenell ishte gjithashtu një i dërguar special presidencial për negociatat e paqes në Serbi dhe Kosovë”, thuhet në raportim.

    Nga zyra e Trumpit nuk janë përgjigjur nëse Grenelli do të emërohet në këtë post. As vetë Grenell nuk ka komentuar.

    Trumpi është zotuar gjatë fushatës për t’i dhënë fund luftës me shpejtësi, megjithëse nuk ka treguar se si do ta bëjë këtë.

    Grenell, i cili shërbeu si ambasador në Gjermani dhe ishte ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të parë të Trumpit, do të luante rol kyç në përpjekjet e presidentit të zgjedhur për të ndalur luftën nëse zgjidhet përfundimisht për këtë post.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Erin...
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tha përmes një deklarate të premten se do të emërojë financierin Scott Bessent në postin e Sekretarit...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Të tjera
    Lajme23 Nëntor 2024
    Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksidentin që kishte ndodhur në maj të 2022-ës ku...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Është arrestuar edhe i dyshuari tjetër për plagosjen e dyfishtë me armë zjarri që ndodhi në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë, të...
    Lajme23 Nëntor 2024
    120 684 pacientë kanë kërkuar shërbime në Klinikën e Radiologjisë nga janari deri në shtator të këtij viti, ndërsa është arritur që...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Një person në fshatin Grabovc të Zveçanit, është arrestuar dje pasi policia gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, i ka gjetur dhe...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Pacolli, thotë se partneriteti Kurti-Osmani ka dëshmuar të meta dhe është karakterizuar me vendimmarrje të dobët. ‘’Megjithatë, realiteti është se ajo ka...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Një burrë në Mitrovicë të Veriut, ka raportuar në polici se i është vjedhur kali nga një person i panjohur. Ngjarja dyshohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.