Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se sulmeve terroriste duhet dhënë fund menjëherë.
“Në zemrat tona kemi qytetarët e Francës. Amerika qëndron në krah me aleatin tonë më të vjetër në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton Klan Kosova.
“Sulmeve të tilla radikale islamike duhet dhënë menjëherë fund. Në asnjë vend, as në Francë, nuk mund të durohet gjatë”.