×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump njofton se e ka përzgjedhur njeriun që do të jetë Ambasador i SHBA në Serbi

    FrontOnline
    28 Mars 2025

    Politikani amerikan, anëtar i Partisë Republikane, Mark Brnovich, i cili është me origjinë serbe, pritet të jetë ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Këtë e ka deklaruar vetë presidenti i SHBA-ve, Donal Trump, përmes një postimi në faqen e tij në rrjete sociale.

    Trump, ka bërë të ditur se ambasadori Brnovich është veteran i Gardës Kombëtare të Ushtrisë, dhe se i njëjti, më parë ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm për Shtetin e Madh të Arizonës.

    Presidenti amerikan ka uruar Brnovich për detyrën e re, dhe ka deklaruar se ky i fundit, do ta vendosë Amerikën gjithmonë të parën.

    ‘‘Kam kënaqësinë të njoftoj se Mark Brnovich do të jetë ambasadori ynë i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Serbi. Mark është një veteran krenar i Gardës Kombëtare të Ushtrisë dhe më parë ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm për Shtetin e Madh të Arizonës. Si bir i refugjatëve që ikën nga komunizmi, Marku do të jetë një avokat i fortë për Lirinë dhe gjithmonë do të vendosë AMERIKËN TË PARË. Urime Mark!’’, ka shkruar ai.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump do të vizitojë Arabinë Saudite në mes të muajit maj, udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vdekjen e 4 ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes në Lituani. Përmes një mesazhi në “X” Rama...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, ku një grua ka mbetur...
    Të tjera
    Vip31 Mars 2025
    Pritja mbaroi, tani të gjithë sytë në ekranin e Televizionit Kombëtar Vizion Plus. Nisi Ferma Vip 2, spektakli juaj, aty ku çdo...
    Lifestyle31 Mars 2025
    Pranvera sjell një bollëk ushqimesh të freskëta dhe të shëndetshme që përveçse freskojnë menunë, janë edhe burim i shumë lëndëve ushqyese të...
    Lajme31 Mars 2025
    Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në konsultat për themelimin...
    Opinione31 Mars 2025
    Shkruan Piro Ahmetaj: Sigurisht e kam ndjekur me përgjegjësi të shtuar, dalldisjen e radhës së Presidentit Vuçiç, mbas nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake...
    Lajme31 Mars 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të bisedave të grupit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në “Viber”....
    Vip31 Mars 2025
    Kur ndajnë edhe më pak se 2 orë nga nisja e spektaklit Ferma Vip 2, janë zbuluar disa sekrete të vogla se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.