×
  • Lajme
  • Lajme

    Trump nis procesin e largimit të ShBA-së nga Marrëveshja e Parisit

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka nisur hapat për ta larguar zyrtarisht vendin e tij nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, duke e bërë ShBA-në shtetin e vetëm në botë që nuk do të jetë pjesë e këtij pakti.

    Letra e dërguar nga qeveria amerikane për tërheqje nga kjo marrëveshje paraqet nisje të një procesi njëvjeçar për largim nga pakti i rëndësishëm ndërkombëtar, të arritur në konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimin e klimës në Paris në vitin 2015.

    Në anën tjetër, zyra e presidentit francez, Emmanuel Macron, njoftoi se kreu i shtetit do të nënshkruajë një pakt me homologun e tij kinez, Xi Jinping, për ndryshimet klimatike dhe efektin e pakthyeshëm të tyre.

    Një zyrtar i presidentit Macron shprehu keqardhje për vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’u larguar nga Marrëveshja e Parisit, duke thënë: “Ne ndiejmë keqardhje për këtë dhe kjo vetëm sa e bën edhe më të nevojshëm bashkëpunimin franko-kinez për klimën dhe biodiversitetin”.

    Lajmin për largimin e Shteteve të Bashkuara nga kjo marrëveshje e dha sekretari amerikan i shtetit, Mike Pomepo, i cili tha se ky pakt do të ishte një ngarkesë e padrejtë ekonomike ndaj punëtorëve, bizneseve dhe taksapaguesve amerikanë dhe se ShBA-ja tashmë e ka ulur sasinë e gazrave që e shkaktojnë ngrohjen globale.

    Sipas Marrëveshjes së Parisit, Shtetet e Bashkuara zotoheshin se deri në vitin 2025 do ta ulnin ndotjen me gazra për të paktën 26 për qind në krahasim me nivelin e vitit 2005, shkruan “The Guardian”.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Janar 2025
    Një mijë e 593 tiketa trafiku janë shqiptuar nga Policia e Kosovës brenda 24 orësh. Gjatë kësaj periudhe kohore bëhet e ditur...
    Lajme08 Janar 2025
    Mbrëmë në Prizren është raportuar në polici se disa persona të panjohur i kanë grabitur portofolin njërit. Policia njofton se të dyshuarit...
    Lajme08 Janar 2025
    Policia ka gjetur kallash, katër fishekë dhe një gëzhojë në shtëpinë e një burri në Podujevë. Kështu bëhet e ditur në raportin...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma-E30+, Artan Nimani, për FrontOnline, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në lidhje me Projektligjin e...
    Lajme08 Janar 2025
    Pas përfundimit të festimeve të Krishtlindjes Ortodokse nga besimtarët serbë në veri të Mitrovicës, janë raportuar incidente që përfshijnë provokime me flamuj....
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Zjarrfikësit po luftojnë përhapjen e shpejtë të zjarreve në kodrat e qytetit Los Anxhelos ku jetojnë yjet e Hollivudit ndërsa një erë...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Rasti i parë i konfirmuar i me virusin e ri HMPV është zbuluar nga autoritetet shëndetësore në Selanik. Bëhet fjalë për një...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala, për FrontOnline, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të japë llogari për shpenzimin e buxhetit...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Trump kërkon nga partnerët e NATO-s rritjen e kontributit nga dy në pesë për qind të produktit të brendshëm bruto. Vendet që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.