×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump: Ndoshta Putini nuk dëshiron ta ndalojë luftë*n– duhet trajtuar ndryshe

    FrontOnline
    26 Prill 2025

    Donald Trump dyshon në gatishmërinë e Vlladimir Putinit për t’i dhënë fund luftës së tij ndaj Ukrainës dhe shton se mund të nevojiten sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë.

    Presidenti amerikan e bëri këtë vërejtje në një postim në Truth Social nga bordi i aeroplanit “Air Force One”, teksa po kthehej në ShBA pasi mori pjesë në funeralin e Papa Françeskut, ku zhvilloi një takim kokë më kokë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Vatikan, raporton “Independent”, transmeton Klankosova.tv.

    Trump e kritikoi udhëheqësin rus për bombardimet e vazhdueshme të zonave civile të Ukrainës.

    “Nuk kishte asnjë arsye që Putini të qëllonte me raketa në zona civile, qytete dhe qyteza, gjatë ditëve të fundit”.

    “Më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron ta ndalojë luftën”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale.

    “Ai thjesht po shitet kinse i interesuar dhe duhet të trajtohet ndryshe, përmes sanksioneve ‘bankare’ apo ‘Dytësore’? Shumë njerëz po vdesin!!!”, potencoi ai.

    Ndërkohë, në Moskë, Putini ka përsëritur gatishmërinë e palës ruse për bisedime me Ukrainën pa parakushte në një takim me të dërguarin e Trumpit, Steve Witkoff, raportoi të shtunën agjencia e lajmeve “Interfax”, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Ministri i Drejtësisë i Republikës Çeke, Pavel Blazhek, dha dorëheqjen nga posti i tij për shkak të një skandali të lidhur me...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Presidenti amerikan Donald J. Trump ka lavdëruar themeluesin e Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, për ndikimin e tij në ndryshimin e mënyrës...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Tuneli i Llogorasë është hapur zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut dhe duke mbështetur sezonin turistik....
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.