Fushata e Donald Trump thotë se ata do të kërkojnë një rinumërim të votave në shtetin Wisconsin.
Menaxheri i fushatës së Trump, Bill Stepien, ka thënë se në Wisconsin ka qenë një garë e rrallë.
“Ka pasë raporte të parregullsive në disa qarqe në Wisconsin, të cilat na shtyn në dyshime serioze në lidhje me vlefshmërinë e rezultateve”.
“Presidenti është brenda pragut për të kërkuar një rinumërim dhe ne menjëherë do ta bëjmë atë”, ka thënë Stepien.
Zyrtarët e zgjedhjeve në Wisconsin kanë deklauar se numërimi i votave është duke shkuar mirë.