×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump: Lu*fta në Ukrainë është deri diku nën kontroll, duhet ta ndalim se mund të çojë në Lu*ftën e Tretë Botërore

    FrontOnline
    23 Mars 2025

    Presidenti amerikan Donald Trump i ka thënë faqes amerikane të sportit Outkick se lufta në Ukrainë është “deri diku nën kontroll” dhe se ai ka marrëdhënie të mira si me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ashtu edhe me presidentin rus Vladimir Putin.

    Duke folur për këtë faqe gjatë një interviste në bordin e Air Force One, Trump tha se është i shqetësuar se konflikti mund të çojë në “Luftën e Tretë Botërore”, shkruan The Guardian.

    Ai u shpreh: “Do të doja të shihja nëse mund të ndalnim vrasjen e ushtarëve – edhe pse ata nuk janë ushtarë amerikanë – por një gjë e tillë mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore”.

    “Mendoj se është deri diku nën kontroll. Kam një marrëdhënie të mirë me Presidentin Putin dhe, në fakt, një marrëdhënie të mirë edhe me Presidentin Zelensky”.

    Trump tha se ka zhvilluar “diskutime racionale” me Putinin dhe se vetëm Presidenti i SHBA-së mund ta ndalojë atë.

    Ai shtoi: “Nuk mendoj se ka dikë tjetër në botë që mund ta ndalojë [Putinin], përveç meje, dhe mendoj se do të jem në gjendje ta ndalojë atë”.

    “Kemi pasur disa diskutime shumë racionale dhe thjesht dua që njerëzit të ndalojnë së vrituri. Ata po humbasin 2,500 të rinj në javë, si rusë, ashtu edhe ukrainas”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte theksoi të mërkurën se aleanca ushtarake transatlantike do t’i përgjigjet një sulmi me “forcë të...
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mërkurën që të sanksionojnë më tej Moskën, për të...
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Akuzat për mitëmarrje i sollën ish ministrit austriak të financave në 2020-tën një dënim me tetë vjet heqje lirie. Çështja përfundoi në...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Serbia e ka konsideruar “akt armiqësor” njohjen e Kosovës nga Kenia, dhe ndaj kësaj ka paralajmëruar se do t’i marrë “të gjitha...
    Lajme26 Mars 2025
    Pas 17 vjetësh Pavarësi, Kenia ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, duke u bërë shteti i 118 që...
    Lajme26 Mars 2025
    Njohja e shtetit të Kosovës nga Kenia “vjen si rezultat i angahzimit të...Behxhet Pacollit”, shkroi deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete...
    Lajme26 Mars 2025
    Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, skandalin e vërtetë te mashtrimi që iu bë kryeministrit Albin Kurti nga dy komedianë ruse e sheh...
    Lajme26 Mars 2025
    Kosova është tronditur nga katër vrasjet që kanë ndodhur në ditët e fundit, duke shkaktuar shqetësim të madh në shoqëri. Sociologia Makfire...
    Lajme26 Mars 2025
    Ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, për “Front Online” ka shprehur shqetësim mbi rritjen e numrit të vrasjeve në Kosovë. Hosha thotë se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.