×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 50 për qind

    FrontOnline
    07 Prill 2025

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha të hënën se do të vendosë një tarifë shtesë prej 50 për qind ndaj mallrave të importuara nga Kina nëse Pekini nuk i tërheq tarifat hakmarrëse kundër Shteteve të Bashkuara.

    “Gjithashtu, të gjitha bisedimet me Kinën në lidhje me takimet që ata kanë kërkuar me ne do të ndërpriten! Negociatat me vende të tjera, të cilat gjithashtu kanë kërkuar takime, do të fillojnë menjëherë”, tha Trump në një postim në Truth Social.

    Javën e kaluar, Trump vendosi tarifa prej 34 për qind ndaj mallrave kineze. Këto tarifa janë pjesë e një vendimi më të gjerë, përmes së cilit SHBA-ja ka vendosur tarifa ndaj shumicës së partnerëve tregtarë.

    Më 4 prill, Pekini iu kundërpërgjigj tarifave të reja amerikane, duke vendosur një tarifë shtesë prej 34 për qind ndaj mallrave amerikane, lëvizje që paraqet një përshkallëzim në luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

    Kërcënimi i fundit i Trumpit për tarifat prej 50 për qind trazoi edhe më shumë tregjet financiare globale, të cilat kishin rënë vazhdimisht që prej njoftimit të javës së kaluar nga Trump.

    Një tarifë bazë prej 10 për qind hyri në fuqi për të gjitha importet në tregun amerikan të shtunën, dhe tarifat për disa shtete që mund të arrijnë deri në 50 për qind priten të hyjnë në fuqi të mërkurën.

    Aksionet amerikane ndaluan përkohësisht rënien e tyre pas një raporti që thoshte se Trumpi po shqyrtonte një pauzë 90-ditore për tarifat, por rënie filloi sërish pasi Shtëpia e Bardhë e cilësoi raportin si “lajm të rremë”.

    Investitorët frikësohen se tarifat që Trumpi shpalli javën e kaluar mund të çojnë në rritje çmimesh, ulje të kërkesës dhe, potencialisht, në një recesion global.

    Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe një aleat i afërt i Trumpit në përpjekjet për të ulur shpenzimet e qeverisë, të shtunën tha se shpreson të shohë tarifa zero midis SHBA-së dhe Evropës. Të hënën, ai publikoi në rrjetet sociale një video të ekonomistit Milton Friedman që lavdëronte sistemin tregtar ndërkombëtar.

    Investitorët dhe liderët politikë janë ende të pasigurt nëse tarifat e Trumpit janë pjesë e një regjimi të ri të përhershëm apo një taktikë negociuese për të marrë lëshime nga vende të tjera.

    Disa janë të shqetësuar, megjithatë, se një kundërpërgjigje me tarifa nga Evropa rrezikon të sjellë tarifa edhe më të larta për eksportuesit evropianë. /REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Ekonomia amerikane u tkurr me 0.3% në tre muajt e parë të vitit, ndërsa firmat grumbulluan importe përpara tarifave të presidenti Donald...
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Ekonomia amerikane u tkurr me 0.3% në tre muajt e parë të vitit, ndërsa firmat grumbulluan importe përpara tarifave të presidenti Donald...
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Nga Kongresi i Partive Popullore Europiane, lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se “e gjithë bota pret fitoren e PD në zgjedhjet...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2025
    Sot i është shpërthyer vetura private e U.D. të drejtorit të QKUK’së, Osman Hajdari, gjersa ishte e parkuar në oborrin e spitalit....
    Lajme30 Prill 2025
    Gjykata Themelore në Pejë e ka shpallur fajtor Tush Frrokajn për veprat penale “vrasje” , “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të...
    Vip30 Prill 2025
    Duket se Heidi Baci dhe Romeo Veshaj nuk po i ndahen njëri-tjetrit shpirtërisht, përkundër se kanë kaluar një vit që nga ndarja...
    Sport30 Prill 2025
    Sot përmes shortit në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës janë caktuar gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 32-të të Superligës...
    Vip30 Prill 2025
    Këngëtarja e mirënjohur, Dafina Zeqiri brenda pak javësh do të bëhet nënë për herë të parë. E në këtë periudhë tejet të...
    Lajme30 Prill 2025
    Zyra e Avokatit të Popullit në Kosovë ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) pezullimin e përkohshëm të vendimit për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.