Epërsia e Presidentit Trump në Pensilvani ka rënë ndjeshëm në 48 orët e fundit, pasi tani po kryeson me rreth 115,000 vota.
Në një moment Trump dje ishte duke udhëhequr me më shumë se 600,000 vota.
Fletëvotimet me postë janë duke u numëruar aktualisht, ku edhe po vijnë votat në mënyrë disproporcionale për Joe Biden, shpjegon CNN.
Momentumi aktualisht po punon në favor të Biden.
“Pesidenti nuk mund të fitojë rizgjedhjen pa 20 votat elektorale të shtetit. Matematika nuk funksionon,” tha John King i CNN.
“Joe Biden do të afrohet vërtet ose ndoshta edhe do të fitojë”, tha King.